Sunday, November 15, 2015

DOMATJA ILAÇ PËR VENAT E ZGJERUARA

DOMATJA ILAÇ PËR VENAT E ZGJERUARA
Domatja posedon veti shëruese, sepse në të përveç farave, ekziston substanca e cila sipas vetive të saj është e ngjashme me acidin acetilsalicilik (aspirinën). Kjo thartirë konsiderohet si një antikoagulant, i cili e hollon gjakun dhe nuk i lejon stagnacion. Përveç kësaj domatja posedon flavonoide të cilat i forcojnë muret e enëve të gjakut.
Po ua paraqesim një recetë efikase për shërimin e sëmundjes së venave të zgjeruara. Shumica e njerëzve janë të njohur me vetitë shëruese të domates, por nuk janë të gjithë të njohur me atë që me ndihmën e domates mund të shërojnë venat varikoze (të zgjeruara).
Ekzistojnë dy mënyra për shërimin e venave të zgjeruara, me ndihmën e domates jeshile dhe domates së kuqe.
Domatja jeshile është ilaç i thjeshtë natyral në luftë me varikozën
Pastroni disa frute të domates jeshile dhe ndani në feta (në formë të unazës). Fetat e domates jeshile vendosni në nyjet venoze të zgjeruara në vetë venat dhe në rrjetin e kapilarëve venoz ekzistues. Sipas nevojës të lidhen me ndonjë fashë. Mbajeni domaten në këto vende derisa nuk vjen deri te ndjenja e therjes në lëkurë. Nëse nuk mund ti duroni gjatë, largoni posa të ndieni therjen, dhe pastroni me ujë të ftohët. Mirëpo nëse këtë procedurë e duroni mirë, rezultati do të jetë i dukshëm shumë shpejt. Këtë procedurë duhet përsëritur 5 herë gjatë ditës.
Pas dy jave nyjet venoze do të fillojnë të zbehen. Me kohë do të zhduket rrjeti kapilarë, nyjet, e enjtura dhe dhimbjet në vena.
Shërimi i venave të zgjeruara me domate të kuqe të pjekur
Procedura është e ngjashme me të mëparshmen. Pastroni domaten e kuqe, ndajeni në feta të holla (unaza) dhe vendosni në venat e dhimbshme në çdo 3-4 orë dhe përforconi me ndonjë fashë. Pastaj domaten zëvendësoni me tjetrën. Kjo procedurë kryhet në mbrëmje para gjumit. Kohëzgjatja e shërimit është individuale. Mund të kombinohet edhe me domate jeshile për rezultat më të mirë.

No comments:

Post a Comment